Funksionimi i sistemit të plotë informatik SOFT1-ERP synon në paraqitjen e përmbledhur të rezultateve të të gjitha veprimeve dhe funksionaliteteve të kompanisë. Në të njëjtën kohë synon në lehtësimin dhe përmirësimin e rendimentit të punës së përditshme të punonjësve të çdo niveli dhe në shfrytëzimin sa më të mirë të mundshëm të burimeve të kompanisë (burime njerëzore, instalime, teknologji komunikimi me klientë dhe furnitorë dhe automatizim i procedurave dhe kontrolleve, kohë). SoftOne pas eksperincës shumëvejçare në zhvillimin e zgjidhjeve të plota software për biznese zhvilloi sistemin informatik SOFT1 me qëllim ofrimin e informacionit shumëanësor online për pasqyrën financiare dhe sipërmarrëse të kompanisë.

Me përditësime automatike, automatizma administratues, programatizim i rrjedhës së punëve dhe kontrolle proceduriale, kompania është në çdo moment në pozitë të njohë rendimentin e çdo veprimi, veprimtarie, produkti, klienti ose sektori. Me situacione të gatshme ose me përdorim të mjeteve të duhura, kompania lëshon dhe shpërndan raporte më pak ose më shumë të komplikuara, duke shfrytëzuar të gjithë informacionin e regjistruar, në formën më të mirë nga çdo pozitë tjetër pune. Të gjitha printimet krijohen në cilëndo lloj forme që zgjedh përdoruesi.
Për mbrojtjen e elementëve të kompanisë dhe devijimin e gabimeve, janë trupëzuar mekanizma vëzhgimi dhe kontrolli të përdorimeve si dhe sisteme kontrolli të aksesit sipas kopetencës dhe detyrat e çdo vendi pune.
Aplikimi përbëhet nga një total seksionesh fleksible që janë dizenjuar me qëllim ofrimin e funksionalitetit të nevojshëm, koston e përafruar të përmirësimit të përdorimit, materializimin e shpejtë dhe mundësinë e rinovimit të lirshëm për mbulimin e kërkesave në zhvillim duke ecur me përparimin e kompanisë.
Nëse interesoheni për rinovimin dhe përmirësimin e punës së përditshme të punonjësve të kompanisë, ose doni të kontrolloni më mirë rendimentin historik ose të dizenjoni dhe të parallogaritni rezultatet e veprimeve në të ardhmen, me përdorimin e aplikimit mund të rritni fitimet totale të kompanisë tuaj dhe të arrini rezultate si:
· Porositje artikujsh dhe furnizim i kompanisë suaj me koston më të ulët
· Kontroll dhe përmirësim i rrjedhës së parave (cash flow)
· Ulje e mbetjeve të hapura
· Përmirësim i marrëdhënieve klientele
· Zgjerim i bazës së klientëve dhe furnitorëve (purchasing)
· Krijim dhe shfrytëzim i analizave kërkuese financiare
· Gjetje dhe kontroll i të gjitha transaksioneve financiare
· Ulje e vlerës së depozitave
· Gjetje, ulje dhe kontroll i shpenzimeve funksionale.
